Meghan Markle ka përzgjedhur stilistin që do t’i realizojë fustanin e ëndrrave në dasmën e saj 0 189

Dasma e Meghan Markle me princ Harry-in është kryefjalë e mediave botërore.

Kur kanë mbetur edhe pak muaj, ditë pas dite janë zbuluar detaje të rëndësishme nga kjo ceremoni e cila pritet të mbahet më 19 maj. Kemi gati deri më tani një listë të personave që mendojmë se do të jenë patjetër të ftuar, dimë gjithashtu se princi do të veshë uniformë ushtarake, ashtu siç ka bërë edhe vëllai i tij i madh princ William, e ndërsa për fustanin e Meghan është diskutuar shumë se si mund të jetë, megjithatë nuk ka ende asgjë konkrete.

Ajo që dihet zyrtarisht tashmë është se nusja e ardhshme ka përzgjedhur dizenjuesin që do të projektojë fustanin e saj të ëndrrave, e ndërsa është krijuar edhe një dhomë prove shumë private në Kensington Palace. Emri i dizenjuesit vijon të mbahet i fshehtë. Aktorja ka pasur shumë mundësi përzgjedhjeje dhe për të ka qenë shumë e vështirë për të zgjedhur të duhurin, por pasi shfletoi dhjetëra kataloge, ajo zgjodhi dizenjuesin, ndërsa për modelin ka ende shumë punë.

Përveç ekipit të madh të familjes mbretërore, në këto ditë shumë të veçanta për të, ajo ka pranë miken e ngushtë, Mulroney, e cila jo vetëm po e ndihmon që të zgjedhë fustanin, por edhe në planifikimin e festimeve.

Fansat e Meghan janë të bindur se nuk do të suprizohen shumë nga zgjedhja e saj: e dinë që do të jetë një fustan i thjeshtë, elegant dhe klasik…ne na mbetet të presim.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *