KreuCelebrity

Modelja e njohur kërkon ushqim shqiptar në LA, ka neps shtatzënie

Emina Cunmulaj është padyshim një nga personazhet që duhet të ndiqni patjetër në rrjetet sociale.

Përveç faktit që ka shumë stil në të veshur, shumë prej postimeve të saj kanë dhe shumë humor. Ndonëse është larguar prej vitesh nga Shqipëria, ajo vijon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Së fundmi, Emina na ka dhënë lajmin e mirë se familja e saj së shpejti do të bëhet më e madhe.
Ndryshe nga shumë personazhe të tjerë, të cilët zgjedhin të postojnë më pak foto për shkak të disa kilogramëve që mund të kenë shtuar, me modelen shqiptare nuk ka ndodhur kështu. Ajo herë pas here poston foto me barkun e rrumbullakosur, ka bërë një sondazh për gjininë e bebit, e ndërsa nuk mungojnë edhe videolive.

Në videolive-in e fundit, Emina kishte një kërkesë: kërkonte informacione nga ndjekësit e saj se ku mund të gjente ushqim shqiptar në LA. Dihet tashmë që gratë shtatzënë kanë shumë neps dhe në pamundësi për ta gatuar vetë, Emina kërkonte në vend ku gatuhej ushqim tradicional shqiptar, por ishte paksa e vështirë për ta gjetur në LA.

…Shresojmë që ta ketë gjetur…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF