KreuCelebrity

Natalie Portman: Jam konsideruar vajza konservatore në Hollywood vetëm sepse jam përpjekur të mbroj trupin tim

Çdo ditë e më shumë aktore të Hollywood tregojnë për historitë e trishta të abuzimeve seksuale me të cilat janë përballur në karrierën e tyre. Aktorja e famshme Natalie Portman ka dhënë një deklaratë të fortë gjatë marshimit të vajzave dhe grave dje në Los Angeles. Ajo ka treguar se është ngacmuar seksualisht që në moshën 13-vjeçare.

“Një ditë, shumë e emocionuar nisa të lexoj letra që meshkuj, admirues të artit tim më shkruanin. Dhe gjithçka që lexoja në to, ishin fantazi erotike për të më përdhunuar nëse do të kishin mundësi të më shihnin në rrugë”, ka treguar aktorja.

Aktorja ka rrëfyer më tej se ngacmimet kanë vijuar edhe në vitet e tjera, ndërsa ka shtuar se për këtë i është dashur të heqë dorë nga shumë role që i janë ofruar.  “ Gjithashtu kur bëra 18 vjeç, teksa isha drejtuese në radio, mora shumë letra se si tani mund të më kërkonin lirshëm seks sepse unë isha në moshën ideale për mos tu quajtur më e mitur. Ata më shkruanin gjithë kohës se fantazonin gjoksin tim e çdo të bënin me të nëse do më shihnin. Gjithë kohësh lakohesha si vajza konservatore, peshkopë, serioze por e gjithë kjo sepse doja të mbroja trupin tim”, është shprehur Portman.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF