KreuArt

Një Carmen si Vikena Kamenica!

“Carmen”, një nga kryeveprat e muzikës operistike është sfida e rradhës e mezosopranos së njohur Vikena Kamenica!

Është roli i protagonistes që do ta ngjisë në skenë këtë fillim viti dhe që padyshim i është përkushtuar jo pak! Teksa numërimi për të ka nisur mbrapsht, pasi premiera e shfaqjes që ka rrëmbyer jo pak vëmendje mediatike do të jetë në 30 Janar, të gjithë jemi kureshtarë sesi do të jetë këngëtarja e preferuar e muzikës së “live”-it nën lëkurën e “Carmen”.

Do të jenë 5 netë rresht të kësaj opere, që do të shfaqet në Pallatin e Kongreseve. Regjia e “Carmen” i është besuar baritonit Gëzim Myshketa, dhe do të dirigjohet nga Ricardo Casersa, si dhe me pjesëmarrjen e aktores së madhe Tinka Kurti e ndërsa kostumografia e shfaqjes është realizuar nga Ardi Asllani.


Në kastën e balerinëve të kësaj shfaqjeje, me koreograf Gheorghe Iancu, bën pjesë edhe balerina Ambeta Toromani, e cila i mungon prej vitesh skenës shqiptare!

 

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF