Aktorja Tinka Kurti ndjehet keq gjatë provave të “Carmen”, dërgohet me urgjencë në spital! 0 324

Aktorja e madhe e skenës sonë, Tinka Kurti është shtruar paraditen e sotme me urgjencë në spital. Sipas “Ballkan Web” aktorja ka shfaqur probleme ndërsa po zhvillonte provat për shfaqjen e famshme “Carmen” të baritonit Gëzim Myshketa, i cili e ka dërguar aktoren në spital pasi ajo është ndjerë keq.

Tashmë ajo ndodhet në një spital në qytet, ku duket se gjendja shëndetësore është stabilizuar. Burime pranë aktores bëjnë me dije se ajo ka probleme me mushkëritë, por për fat të mirë gjendja e saj është nën kontroll, ndërsa po merr edhe kujdesin maksimal të mjekëve.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *