KreuCelebrity

Ardit Gjebrea surprizohet në zyrë, ja çfarë ia zbukuroi ditën!

Është një ndër personazhet më të përfolur të momentit, ndërsa të gjithë e shohim çdo të diel në ‘E Diela Shqiptare’. Pak javë më parë gëzoi fejesën e djalit të madh, ndërsa përkushtimi më i madh i dedikohet Annas, më të voglës së familjes. Sot, Arditi ka pritur një surprizë në zyrën e tij në televizionin Klan.

https://www.instagram.com/p/Bdn1phDhcUT/

Ka qenë Anna ajo që është shfaqur në ambientin personal të së atit, ndërsa ky i fundit  nuk është treguar indiferent. Ai ka postuar një foto krahë së bijës, ku dhe ka shkruar: “Ja kush ma zbukuroi zyrën”. Si për të mos mjaftuar kjo, babë e bijë janë kombinuar të dy me triko rozë, duke dhënë një version të ëmbël ‘matchy-matchy’.

A post shared by ardit gjebrea (@arditgjebrea)

E në fakt, nuk mund të kishte surprizë më të këndshme për Gjebrean. Pasdite e bukur kjo për Arditin!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF