Moderatorja shqiptare: Kur isha 14 vjeç një femër e njohur më kërkoi të bënim ‘qejf’ me një tufë me burra 0 1080

Duket se deklaratat e aktoreve të njohura në Hollywood të cilat kanë rrëfyer se janë ngacmuar seksualisht nga regjisorë, apo pjestarë të ndryshëm të stafit, kanë ndikuar që edhe disa personazhe shqiptare të pranojnë se kanë rënë pre e abuzimeve seksuale.

E para ka qenë deklarata e shokuese e aktores shqiptare Eliza Dushku, e cila ka rrëfyer se është përdhunuar në moshën 14 vjeç. Por së fundmi, edhe moderatorja Enxheil Shkira, ka deklaruar se kur ka qenë e vogël, një grua shumë i njohur, emrin e së cilën ka preferuar që të mos ta thotë për momentin, i ka ofruar të “bëjë qejf” me një tufë me burra.

Një person i njohur, femër madje, jo mashkull, ka dashur që për hir të famës, të bënim gjëra të pahijshme ose të na prezantonte me njerëz më të mëdhenj në moshë që kishin kënaqësira të ndryshme. Kjo gjë mua më ka terrorizuar. Kam qenë 14 vjeç dhe më ka terrorizuar. Më janë dashur 10 vjet që të rikthehesha te dëshira ime për t’u marrë me television.

Shkira ka vijuar me tej duke thënë se do të vijë dita që do t’ia bëjë emrin publik pasi është një grua shumë e njohur, po kur ajo të jetë paksa më e “fuqishme”.

“Emrin e këtij personi, në një moment kur të jem shumë e fuqishme, patjetër që do ta them. Por tek unë kanë lënë mbresa edhe ato fjalë që ka thënë ajo, “po do shkojmë, po do bëjmë qejf, pse të mos bëjmë qejf?”, u shpreh ajo.

Ngacmimet seksuale në Hollywood janë kthyer në çështje dite dhe duket se është një fenomen i cili është ekziston në të gjithë shoqëritë, pavarësisht se sa të emancipuara janë ato.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *