KreuKuzhine

Pasi të njiheni me këto receta, do të numëroni orët deri në shijimin e mëngjesit tjetër, ju premtojmë!

Ju e dini skenën: një tjetër mëngjes në nxitim, në të cilin zor se gjejmë kohë për të përgatitur një mëngjes të shijshëm e të shëndetshëm. Por përpara se të jepni dorëheqjen e të rrëmbeni ushqimin e parë që ju del kur hapni frigoriferin për t’u përballur me një përplasje të pashmangshme të sheqerit, merrni në konsideratë planifikimin përpara dhe përgatisni disa mëngjese të shpejtë e të shëndetshëm. Ne po ju japim disa receta të cilat di t’ju bëjnë të numëroni orët për mëngjesin e  ardhshëm, ju premtojmë!

Kos me fruta

Lini mënjane ato cereals të tejmbushura me sheqer. Në një tas hidhni kos pa yndyre dhe sipër hidhini fruta të freskëta dhe pak arrë kokosi të grirë, për ta bërë akoma më të shëndetshme

Vezë të rrahura me perime

Thekni një fletë buke integrale. Ndërkohë që thekni bukën, grini një qepë dhe skuqeni me perimet që ju gjenden (qe mund të jenë: kërpudha, domate, kunguj, apo spinaq), pasi janë zbutur, shtoni edhe dy vezë të rrahura. Pasi omleta është bërë, vendoseni ate sipër  bukës e shijoni një mëngjes të shëndetshëm në vetëm 5 minuta

Fasule me pite tortilla

Merrni nje kanace me fasule te zeza konservuara. Ne nje tigan hidhni  pak vaj ulliri dhe nje thelb hudher, lereni te skuqet pak hudhra dhe hidhni fasulet, te cilat i keni kulluar me pare. Shtoni kripe dhe piper sipas deshires. Mund te perdorni edhe ndonje erze tjeter nese deshironi. Me ane te nje shtypese (nga ato qe shtypen patatet, ose edhe me luge) shtypni fasulet (duke hedhur edhe pak uje nese nevojitet). Pasi te jene bere hidhini ne nje pite tortilla, shtoni pak sallate, gjysem avokado, hidhini salcen qe ju pelqen, mbeshtilleni dhe shijojeni.

Sanduiç me vezë

Ne vend qe t’i hani vezet gjithmone ne te njejten metode, provoni sanduicin me veze, domate dhe avokado. Vendosni ne toast buken per ta thekur, vezen bejeni posh (te zier pa levozhge ne uje), merrni disa rriska domate dhe avokado dhe krijoni nje sandëich perfekt per nje mengjes perfekt.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF