KreuCelebrity

Po kërkoni punë? Mrekulli sepse edhe Meghan e Harry po kërkojnë punonjës, prandaj hidhini një sy kushteve!

Meghan Markle dhe princ Harry janë çifti më i përfolur i momentit, aq sa duket sikur gjithçka rrotullohet rreth tyre. E sigurisht me kaq shumë vëmendje dhe punë lind nevoja edhe për punonjës dhe një të tillë po e kërkojnë momentalisht. E keni menduar ndonjëherë të punoni për çiftin?

Epo nuk duket ndonjë punë  e vështirë, gjithçka duhet të bëni është: të mbani komunikimin me mediat dhe të menaxhoni gjithçka shkruhet në rrjetet sociale për ta. Kjo e dyta duket akoma më e thjeshtë duke marrë parasysh faktin që ne gjithsesi nëpër rrjetet sociale rrimë apo jo?

Tani le të flasim pak për kushtet e punës! Do të keni pushim 33 ditë në vit, përfshirë këtu edhe pushimet zyrtare, ndërsa puna juaj do të shpërblehet me 22 mijë paund. Nuk kërkohet të keni mbaruar ndonjë universitet specifik, mjafton të tregosh se je i zoti apo e zonja në këto punë. Se për pak desh harruam, duhet të keni edhe dokumentet e duhura sepse sigurisht që nuk e kanë në plan të të bëjnë vizën

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF