Rita Ora shfaqet mahnitëse në rrugët e Parisit

Gjatë vitit që lamë pas por edhe muajin e parë të vitit 2018, Rita Ora ka arritur suksese të mëdha në karrierën e saj muzikore, ku këngët e saj janë renditur në krye të klasifikimeve jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar por edhe në të gjithë botën.

Por gjithashtu Rita Ora është e njohur edhe për stilin e saj shumë të veçantë të të veshurit. Edhe këtë herë Rita Ora nuk ka zgjënjyer, pasi u pa në rrugët e Parisit e veshur me të zeza.

Këngëtarja pas një dite të lodhshme ju bashkua miqëve të saj për të kaluar disa orë në shoqërinë e tyre.

Rita tashmë është pjesë edhe e listës së revistës “Forbes” me 30 të rinjtë më të suksesshmë poshtë moshës 30- vjeçare. Gjithashtu në këtë listë është përfshirë edhe këngëtarja tjetër me origjinë shqiptare, Dua Lipa.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *