Ema Andrea nuk ka frikë të fshehë lumturinë, ja si po e përjeton romancën me piktorin!

Është një ndër aktoret më të përfolura të momentit, ashtu sikurse gjithmonë është theksuar guximi i saj në skenë dhe në fushën artistike në tërësi. Shfaqja e fundit “Nëna dhe fëmija” bëri shumë bujë, kryesisht për shkak të nudizmit të shfaqur në skenë. Tashmë, çdo herë e më shumë po shihen të qarkullojnë disa lajme nëpër portalë, mbi romancën e re në jetën e Ema Andreas.

Aktorja është aktualisht duke shijuar lidhjen me piktorin Eldon Luarasi, e çifti nuk është rezervuar shumë në këtë drejtim. Me dedikime të shkurtra, por plot kuptim, shpesh të dy artistët janë parë duke ia shprehur dashurinë njëri-tjetrit në forma nga më të ndryshmet. Foto e fundit e Emës në Instagram, tregon edhe më shumë mbi kohët e bukura që po kalon nën shoqërinë e piktorit. “Prapë në udhëtim!…unë, vetja dhe ai”, ka shkruar ndër të tjera Andrea, ndërsa Luarasi nuk ka qendruar indiferent. Në llogarinë e tij personale në po të njejtin rrjet, Eldoni ka postuar një imazh krahë aktores, ku dhe ka shkruar: “Ti më bën të buzëqesh.”

Në profilin e tij gjenden edhe disa foto të tjera lidhur me aktoren, një prej të cilave është një punim me bojëra vaji, ku dallohet qartazi portreti i Emës. Epo, duket se çifti po kalon vetëm ditë të lumtura!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *