KreuCelebrity

Habitin këngëtaret shqiptare, puthen në buzë

Rita Ora dhe Bebe Rexha janë dy nga këngëtaret më të famshme me origjinë shqiptare, të cilat kanë arritur  suksese të mëdha në skenën botërore të muzikës. Gjatë vitit që lam pas por edhe ditëve të para të këtij viti, këngët e Ritës kanë zënë vende të para në listat e këngëve më të dëgjuara në të gjithë globin.

Por këtë herë dy këngëtaret aq të dashura për publikun shqiptar, kanë bërë një  veprim i cili është komentuar shumë nga fansat e të dyjave këngëtareve. Bebe dhe Rita të cilat duket se janë bashkë me pushime, janë puthur në buzë.

Fotografia është postuar në rrjetet sociale nga Bebe Rexha, e cila e ka shoqëruar me dixhiturën “Best Frends”, ndërkohë që reagimet fansave kanë qenë të shumta. Edhe këtë herë Rita dhe Bebe arritën të tërhiqnin me sukses vëmendjen e mediave.

Ende nuk dihet shumë për ndonjë projekt të ri muzikor të Bebe  Rexhës, ndërsa Rita tashmë ka shpallur ambicjen e saj për botën e aktrimit, ku disa ditë më parë është shprehur se mund të jetë aktorja kryesore në një seri të re të filmit “Fifty Shades of Grey”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF