KreuFashion

Maja të thata flokësh? Ja 5 mënyra se si t’i rregulloni në mënyrë natyrale

Kur jeton në qytet, i zhytur në trafik dhe stres, flokët janë të parët që e vuajnë. Ato janë në kontakt të drejtpërdrejtë me ajrin e ndotur i cili i dëmton shumë ato. Por jo vetëm kjo, ata dëmtohen shumë edhe nga larja e shpeshtë, nga nxehtësia e tharëses, nga shtypja e pjastrës e nga stilimet e përditshme. Ko i bën ato më të brishtë e më të thatë, prandaj po ju japim disa këshilla se si t’i ndihmomë ato e se si t’i mbajmë të shëndetshëm.

Trajtim para larjes

Të paktën një orë përpara larjes, në gjatësinë e flokëve vendosni një përzierje të mjaltit me vaj ulliri. E thjeshtë dhe e shpejtë për t’u përgatitur. Kjo përzierje ndihmon larjen më të lehtë të tyre dhe ndihmon në butësinë e majave.

Maskë pas larjes

Merrni një gotë kosë dhe përzijeni me një të verdhë vese. Më pas maskën aplikojeni tek flokët nëpërmjet një krehëri dhe mbajeni për 20 minuta. Më pas kujdesuni që ta shpëlani mirë. Kjo maskë do t’ju ndihmojë t’i ushqeni ato nga rrënjët.

Përdorimi i vajrave

Vaj argani, vaj bajamesh të ëmbla apo vaj ulliri. Hidheni në dorë dhe fërkojini duart në mënyrë që të ngrohet e më pas aplikojeni në majat e flokëve. Vaji i ngrohtë depërton më mirë, por mos e përdorni atë përpara se t’i pjastroni flokët.

Prisni majat

Po, duhet të shkojëm atje herët a vonë. Prerja e së paku një centimetër në muaj mund të bëjë që flokët të jenë më të shëndetshëm. Gjithsesi nuk është e thënë t’i prisni s më shuëm të jetë e mundur, thjeshtë majat.

Përdorni sa më pak nxehtësi që të jetë e mundur

Sidomos gjatë verës! Preferoni t’i thani flokët në erë. Nëse shmangni përdorimin e e nxehtësisë për së paku një muaj do ta vini re menjëherë ndryshimin.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF