KreuCelebrity

Me të dashur 12 vite më të madh, ja si reagon babai i Dakota Johnson!

Ajo u bë e famshme pas ‘Fitfty Shade of Grey’, me rolin protagonist të Anastasias. Që nga ajo kohë, Dakota Johnson është vënë në qendër të vëmendjes, kryesisht prej paraqitjeve të saj në tapetin e kuq. Këtë herë, aktorja vjen me lajmin e bujshëm mbi lidhjen me Chris Martin, solistin e Coldplay.

Mediat nuk kanë pritur më gjatë dhe kanë pyetur Don Johnson, babain e famshëm të Dakota-s. “Problem i madh, apo jo?! Jooo, ajo është e rritur, e di vetë ç’të bëjë”, ka thënë Don, duke i shtuar disa nota humori përgjigjes. Kjo, e ardhur pas kritikave për diferencën në moshë mes çiftit, pasi aktorja ështē 28 vjeç, ndërsa këngëtari, 40.

Por, i ati nuk ka pyetur shumë për këtë, pasi çiftet në Hollywood njihen për diferenca edhe më të mëdha. “E di vetë ç’të bëjë!”

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF