KreuCelebrity

Mini muaji i mjaltit i Seldit dhe Mimozës, çifti zgjedh një destinacion perfekt për të pushuar

Të gjithë këngëtarët e pranojnë që ata punojnë kur të tjerët festojnë dhe festojnë kur të tjerët punojnë.

Kur vera vjen, pyetja më e shpeshtë që na bëhet është pikërisht se ku do i kalojmë pushimet, e ndërsa për këngëtarët do ishte e drejtë t’i pyesnim: ku është koncerti yt i radhës? Meqë edhe festat e fundvitit kaluan, tashmë për ta ka ardhur momenti për të bërë pak pushim. Është Seldi me Mimozën të cilën na kanë treguar destinacionin e tyre. Ata janë nisur drejt Republikës Domenikane, në një prej plazheve më të bukura, Punta Cana.

Megjithatë këto pushime mund të konsiderohen edhe si një mini muaj mjalti, pasi çifti para pak muajsh ka zyrtarizuar në fejesë lidhjen e tyre, në një ceremoni shumë private të mbajtur në Zvicër.

Teksa ne të gjithë, po përballemi me temperturat e ulëta, Seldi dhe Mimoza po shijojnë diellin, detin…një zgjedhje perfekte.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF