KreuFashion

Vajza, këto janë ngjyrat më “in” për thonjtë këtë dimër

Vajza, nëse keni lënë takim tek estetistja juaj për të bërë thonjtë dhe jeni në mëdyshje pasi nuk keni gjetur ngjyrën e duhur, mos u shqetësoni.

Ne kemi vendosur që t’ju sjellim një listë me ngjyrat më “in” të momentit, të përshtatshme për stinën e dimrit. Si gjithmonë ngjyra e kuqe, nuk kishte se si të mungonte, por ajo që na bëri përshtypje ishte se ngjyra lejlja dominonte, me disa nuanca të saj.

Ah, edhe xixat. Nëse nuk dëshironi që t’i bëni të gjitha thonjtë, ju këshillojmë që të paktën dy prej tyre, (të unazës ose gishtat tregues) të ndriçojnë nga xixat. Është trendi që po dominon kudo, jo vetëm tek thonjtë, por edhe tek make up-i dhe veshjet.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF