KreuBordo Men

Zotëron Mercedes- Benz, por preferon tre marka të tjera

Dieter Zetsche është pronari i madh i “Mercedes-Benz” dhe gjithaçka është duke shkuar për mrrekulli për firmën e tij e cila prej dy vitesh tashmë kryeson listën e prodhuesve “premium” të makinave dhe rezultate më të mira tregëtare të firmës priten për kompanin gjermane gjatë vitit 2018.

Në sallonin e fundit të Detroit, Dieter tregoi preferencat e tij personale përsa i përket automjeteve,  madje edhe shpjegoi se cilat ishin, sipas tij, katër ikonat më të mëdha të botës automobilistike të të gjitha kohërave.

Në katër automjetet e preferuara të bosit të madhe të “ Mercedes- Benz”,  kishte vetëm një makinë të prodhuar nga kompania e tij, “Mercedes 300 SL”, i cili vazhdon të frymëzojë edhe sot prodhimin e makinave sportive.

Ndërkohë makinat e tjera të cilat bosi i kompanisë më të suksesshme të prodhimit të makinave preferonte, janë  “Porche 911”, “Jeep Wrangler” dhe “Ford Mustang”, të cilat gjithashtu i ka cilësuar si ikona të botës së makinave.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF