KreuStil Jetese

4 gjëra që do donim që të na i kishin thënë kur ishim adoleshentë

Ne kemi qenë të gjitha adoleshent dhe të gjithë kemi pasur të njëjtat problem, por në atë kohë, ishim të sigurt se problemet tona ishin unike dhe askush tjetër në këtë botë nuk po “vuante” aq shumë sa ne. E vetmja gjë që na bënte të lumtur, ishte buzëqeshja e atij djalit që ne pëlqenim.

Nëse do të kishim mundësi që t’ju dërgonin një letër adoleshentëve, do të ndaleshim dhe t’ju thonim që:

1.Fluturat në stomak nuk janë janë “dashuri”

Skuqja në fytyrë, fluturat në stomak nuk nënkuptojnë që ti ke rënë në dashuri. Janë emocionet dhe hormone tuaja- pra është kimi. Dashuria e vërtetë, jo ata që shohim në filma që përfundojnë gjithnjë me një fund të lumtur, është diçka që lind mes dy personave të rritur. Kur themi të rritur, jo domosdoshmërisht nënkuptojmë moshën, por aftësinë për të marrë vendime dhe përgjegjësi. Pëlqim, dashuri, epsh, është e rëndësishme që të bëhet dallimi mes tyre.

2.‘Vajzat më të bukura’ të shkollës nuk janë aq të bukur sa duken (vlen edhe për djemtë)

Shumica e vajzave apo e djemve që kanë “fituar” titullin “më të bukurit’ e shkollës, në vetëvete nuk janë aq të bukur sa hiqen. Kjo është thjesht një mekanizëm mbrojtës ndaj vetes, janë shumë të fustruar, mendimi se çfarë thonë të tjerët ka shumë rëndësi, gjë e cila nuk i lejon ata që të përjetojnë një adoleshencë normale. Për një gjë jemi të sigurt: nëse bukuria e një vajze lulëzon në moshën e shkollës së mesme, ka një shans shumë të madh që ajo të zbehet rreth të 30-ve. Në këtë kohë, të gjithë ata që janë etiketuar si “nerds” do të kenë fituar besim në vetëvete, dhe do t’i dedikohen tashmë pamjes së jashtme. E keni vërë re që janë pikërisht këta nxënës që shkëlqejnë në mbrëmjen e maturës?

3.Shoqëria jua përfundon aty

Pa marrë parasysh se sa mirë mund t’ia keni kaluar, ndodh rrallë herë që shoqëria e gjimnazit të zgjasë, aq më tepër me po të njëjtin intesitet. Ju thjesht duhet të kuptoni diçka: nuk ka të bëjë aspak me ju, nëse keni qenë një person i mirë ose jo, por është thjesht jeta e cila ndryshon e bashkë me të prioritetet, mendimet, koha e lirë. Ajo çfarë ju duhet të bëni është të falenderoni të gjithë njerëzit që kanë qenë pjesë e jetës.

4.Sjellja juaj do të ndryshojë

Ju tashmë do të ndryshoni mendim shumë herë. Nëse bëhet fjala për politikën, fenë, muzikën, mendimet që keni në moshën 16 vjeçare nuk do të jenë të njëjta pas 5 vitesh. Kjo nuk do të thotë që po hiqni dorë nga parimet tuaja, thjesht po rriteni dhe po bëheni më fleksibël.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF