KreuStil Jetese

Detaje për një arredim bardhë e zi, për ata që guxojnë sigurisht!

Lufta e përjetshme mes së mirës dhe së keqe, së Yin dhe Yang, e ditës dhe natës. Qoftë dyshemeja, qilimi apo ndonjë jastëk nuk ka rëndësi, bardhë e zi nuk lodh kurrë. E kombinuar me mjedise shumë ngjyrëshe apo edhe me hije gri, është gjithmonë elegante dhe moderne dh mund t’i japë një shtëpie një pamje magjepsëse. Prandaj po ju japim disa ide dhe sugjerime se si të ndryshoni ambientet e shtëpisë suaj pa e rënduar portofolin: vetëm lëreni imagjinatën të lirë!

Bëjini një vend në tavolinë

Midis tendencave më të fundit të modës është sigurisht kombinimi i mbulesës së zezë dhe të bardhë të tavolinës me pjatat dhe gotat. E pazakontë, por e rafinuar.

Rroftë butësia!

Jastëkë, jastëkë, jastëkë gjithandej, për aq kohë sa janë bardhë e zi. Me vija, pika apo forma të ndryshme gjeometrike, nuk ka rëndësi.

Një dritë ndryshe

Perdet e zeza mund të duken të bezdisshme, por në fakt ato nxjerrin në pah mobiliet dhe dallojnë butësisht ngjyrën e mureve. Mund t’i përdorni për t’i dhënë dhomës së ndenjes një atmosferë krejtësisht të re.

Arti antik

Mozaiku, sidomos i luajtur në tualet, apo edhe në kuzhinë, kërkohet shumë pasi është shumë elegant. Mund të zgjedhim motivin që na pëlqen më së shumti dhe kështu do ta bëjmë ambient të freskët e klasik

Çështje detajesh

E zeza është në gjendje të zbusë edhe ngjyrat më të gjalla dhe mund të dhurojë shumë kënaqësi nëse luhet me linjat. Sepse dizajni është çështje e detajeve.

Të mëdhenj e të vegjël

Kombinimi bardhë e zi mund të përdoret si në dhomën e prindërve ashtu edhe në atë të fëmijëve. Me pëlhurat dhe modelet e duhura, ky kombinim mund të përshtatet për këdo. Mund ta përdorni tek batanijet, perdet, jastëkët etj.

Drejt qiellit

Si thoni për një llambadarë të cilësisë së mirë, të luajtur në hijet e së zëzës në një mur të bardhë, apo e  kundërta një llambadarë i bardhë në një mur ngjyrë të errët? E bukur elegante! Për ata që guxojnë sigurisht.

      

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF