KreuCelebrity

Dua Lipa tregon ëndrrën e bërë realiet

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa, e cila ka arritur suksese të mëdha në skenën e muzikës botërore, ka treguar për të gjithë fansat e saj një ëndërr të cilën tashmë e ka bërë realitet.

Në datën 3 shkurt, këngëtarja do të jetë e ftuar speciale në emisionin e famshëm “Saterday Night Live”. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Dua nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Do të jem në ‘Saturday Night Live’ më 3 shkurt. Ndiej disa flutura të çmendura në stomak dhe jam shumë nervoze vetëm teksa po e shkruaj këtë. Është një ëndërr që po bëhet realitet. Dikush të më pickojë”, ka shkruar Lipa në Twitter.

“Saturday Night Live” është një emision komik amerikan i famshëm i cili transmetohet në NBC që prej vitit 1975. Gjithashtu mbrëmjen e 3 shkurtit e ftuar është edhe aktorja e njohur e kinematografisë amerikane, Natalie Portman.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF