KreuCelebrity

Këngëtari shqiptar e pranon: E kam prekur më shumë seç duhet vajzën në klip

Nëse do të bënin një krahasim mes klipeve të këngëtarëve shqiptar disa vite më parë dhe në ditët e sotme do të vinim re që ka shumë përmirësime.

Klipet të cilat nuk kanë asnjë lidhje me këngën, duket se tashmë i përkasin të shkuar, (jo në mënyrë absolute). Shumë këngëtarë, po përpiqen që të krijojnë një fabul apo të përcjellin një mesazh dhe duket se janë në rrugën e duhur. Një prej këngëve shumë të pëlqyera, që u shndërrua në hit edhe pse është publikuar vetëm para pak javësh, është “Chaparrita”, e Dilan Rekës, ish-konkurrentit të X Factor.

Një këngë latine e sjellë më së miri edhe me një klip që i përshtatej shumë këngës: me shumë vajza bukuroshe, seksi, me kërcime paksa provokuese, po nuk mungojnë as “flirtet” mes Dilanit dhe protagonistes…

Mirëpo duket se më tepër se një flirt për hir të klipit, paska qenë i vërtetë, të paktën nga ana e Dilanit. I ftuar te ‘Rudina’, Dilani ka treguar se nuk i ka rezistuar dot bukurisë së vajzës dhe në disa momente e ka ekzagjëruar pak me prekjet.

“Kur po xhironim në fillim, që nuk ishin xhirimet përfundimtare, ngaqë goca ishte shumë e bukur, ishin disa prekje që nuk ishin shumë të lejueshme dhe Bledi (producenti) më tha “Dilan, pak më flirt, pak më soft, më i përmbajtur”, tregoi ai.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF