KreuStil Jetese

Një lidhje e lumtur? Ja 5 “sakrificat” që ju duhet të bëni

Për të patur një marrëdhënie të lumtur, e vetmja gjë e rëndësishme që nuk duhet të harroni të bëni është të toleroni. Toleroni dhe mos u kapni pas detajeve të parëndësishmë. Shumë gjëra kalojnë pa u marrë shumë me to.

Debatet e shumta në një lidhje nuk bëjnë asgjë më shumë se sa dobësimin e saj. Përsëritjani vetes shpesh herë “Fal dhe Harro”. Këto dy fjalë janë shumë të rëndësishme në një lidhje pasi askush nuk është perfekt.

Më poshtë po ju sjellim disa këshilla të gjërave të cilat duhet të anashkaloni për të patur një marrëdhënie të lumtur.
1-Nuk i kushtojnë rëndësi se kush kontribuon më shumë në lidhje: Çiftet e lumtura punojnë si ekip. Ata nuk kapen me gjëra të vogla si : kush pastron, gatuan apo kush hedh plehrat, por kanë një qëllim të përbashkët.

2-Nuk kapen pas të kaluarës: Shpesh në marrëdhënie, njerëzit kanë tendenca të krahasojmë lidhjen aktuale me ato që kanë pasur më parë. Ky lloj qëndrimi çojn në zhvillimin e pasigurive dhe jo efektivitetit në ecjen përpara.

3-Nuk kanë nevojë të jenë në kontakt 24 orë në 24 në 7 ditë të javës.

4-Nuk kanë sekrete mes tyre: Ata janë të hapur në biseda dhe nuk e ndjejnë nevojën e mbajtjes të sekreteve apo të mos jenë vetvetja. Intimiteti i vërtetë nuk ka sekrete.

5-Nuk zihen me prindërit e njëri-tjetrit: Ju me të vërtetë nuk i pëlqeni prindërit e tij apo saj. Edhe çfarë? Çiftet e lumtura e dinë se ata nuk mund t’i ndryshojnë ata, prandaj gjejnë mënyrë që të kenë një marrëdhënie sa më të qetë. Për to e rëndësishme është lumturia me partnerin, pastaj vijnë gjërat e tjera.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF