KreuCelebrity

Pas Lorit, një tjetër personazhi i vjen radha për gjobë në rrugët e kryeqytetit!

Të njohur ose jo, rregullat dhe ligjet janë (ndoshta) të vetmet që nuk ‘pyesin’ kur vjen puna tek zbatimi i tyre. Pak ditë më parë, në portale qarkulloi një foto dhe lajmi shoqërues që Lori Hoxha ishte gjobitur, teksa voziste makinën e të dashurit të saj, Vis Bajraktaraj. Edhe pse nuk është konfirmuar ende si romancë, imazhet krahasuese të veturës së Bajraktaraj dhe asaj në të cilën ndodhej Lori nuk kishin dallim nga njëra-tjetra.

Sot, në një nga rrugët e ish-bllokut, ka qenë radha e një tjetër automjeti për t’u shënjestruar nga policia rrugore. Një makinë super-luksoze, e parkuar buzë trotuarit, duket se ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të policëve, por edhe të kalimtarëve. Nuk e kemi krejt të panjohur si imazh, pasi e kemi parë disa herë në profilin personal të Fatmir Hysenbelliut. Mesa duket, Hysenbelliu nuk ka qenë i pranishëm në momentin e gjobitjes, ndërsa imazhet i ka publikuar një nga faqet shqiptare në Instagram, ‘richkidstirana’, që sikurse kuptohet ndjek hap pas hapi jetën luksoze të disa prej personazheve më të pasur shqiptarë.

Mesa duket, Oni ka gjetur vendin e papërshtatshëm për të parkuar makinën, e duhet të theksojmë se siç e ka përmendur edhe vetë ai gjatë intervistave, koleksioni i automjeteve është një nga pasionet e tij më të mëdha. Mjet marramendës, apo jo?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF