KreuCelebrity

Surprizon Ledri, shëtit rrugëve të Prishtinës duke bërë dhurata për kalimtarët!

Është një nga këngëtarët më të kërkuar të momentit, dhe e kemi thënë disa herë që kryesisht femrat çmenden për Ledri Vulën. Cilësuar nga shumica si ndër djemtë më simpatikë të estradës, reperi nuk vonon të dhurojë projekte të reja për publikun. Por, këtë herë Ledri ka vendosur të jetë ‘më i prekshëm’ për fansat.

 

I ftuar special në emsionin ‘Prive’, këngëtari ka sjellë një version ndryshe të vetes në rubrikën ’50 pyetje me…’. Ledri ka shëtitur në bulevardin kryesor në Prishtinë, ku dhe ka ndaluar në pika të ndryshme shitjesh në rrugë, për të blerë kokoshka dhe tullumbac. Kanë qenë të shumtë ata të cilët kanë ndaluar për të realizuar një foto me këngëtarin, ndërsa një nga fanset ka marrë tullumbacin si dhuratë nga Ledri. Ka patur dhe nga ata të cilët nuk e kanë vënë re praninë e kamerës dhe këngëtarit në këtë pjesë kryesore të kryeqytetit, por shumica e kalimtarëve nuk kanë rreshtur së fotografuari reperin.

Ledri njihet për udhëtimet e tij të shumta jashtë vendit, e ndoshta nuk ndodh përditë që të shfaqe në zona kaq publike të Prishtinës. Fati i fansave!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF