KreuCelebrity

Të pozosh nudo kur termometri shënon -1 gradë C quhet çmenduri apo guxim?

Nuk kalon një ditë që të mos flasim për Rita Orën dhe nuk është faji ynë që ajo dinë të bëjë vetëm të pabëra. Ditën e djeshme u shfaq duke u puthur në buzë me këngëtaren Bebe Rexha, ndërsa sot vjen me një tjetër bëmë. Çfarë ka bërë po thoni?

Epo ndërsa New York po “ngrinë” nga temperaturat e ulëta, Rita nuk e ka aspak problem të dalë tërësisht e zhveshur në temperatura -1 gradë C. E komentuar pafundësisht për format e saj fizike, kjo nuk është hera e parë që Rita pozon nudo, por të dalësh nudo në të tilla temperatura nuk  e dimë a mund të quhet guxim apo çmenduri!

Këngëtarja ndërkohë po merret edhe me koncerte të shumtë duke promovuar këngët e saj të suksesshme të vitit që lamë pas, ndërsa pritet që së shpejti të vijë me projekte të reja për vitin 2018.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF