KreuCelebrity

Demi Lovato kujdeset për shëndetin mendorë të fansave, ja iniciativa e saj

Këngëtarja e famshme Demi Lovato sapo vërtetoi se ka një zemër të madhe. “Tell Me You Love” është turi i ardhshëm i këngëtares, në të cilën fansat e saj nuk do të kenë mundësinë të dëgjojnë vetëm këngët e mrekullueshme të saj, por do të kenë mundësinë të marrin edhe leksione falas.

Këngëtarja ka vendosur t’i kushtojë më shumë rëndësi shëndetit mendorë, e për këtë ka vendosur që në koncertet e saj të ofrohen edhe terapi në grup dhe fjalime frymëzuese. “Është në thelb si një sesion terapeutik para koncerteve si dhe do të shërbejë si një qendër e vogël bamirësie gjithashtu”, ka thënë Demi Lovato.

Veç muzikës, Demi ka treguar gjithmonë interes ndaj pjesës së shëndetit mendorë. 25 vjeçarja, prej kohësh tashmë, është pjesë e qendrës mjekësore të shëndetit mendorë në Los Angelos.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF