KreuCelebrity

Fifi, siç nuk e kishim parë ndonjëherë, këngëtarja përlotet në studio

2017 ka qenë padyshim viti i Filloreta Raçit, ose siç e njohim ne Fifi.

Kënga e saj pjesëmarrëse në ‘Kënga Magjike’ ‘Zhurmë’, u shndërrua menjëherë në hit, madje u vlerësua edhe me dy çmime: vendin e tretë dhe kënga “hit”. Ajo ka spikatur me zërin e saj të veçantë, por mbi të gjitha edhe për humorin, duke ardhur tek publiku në një mënyrë shumë natyrale si dhe pak ‘gangsta’.

Por ka momente kur edhe një ‘gansta’ si ajo, përlotet. Një video mesazh nga motra e saj, Edona në ‘Kush vjen për drekë’, e ka prekur Fifin, pasi siç na rrëfen ajo, familjen e ka pikë të dobët. Nuk e kemi dëgjuar shumë të flasë për të, por për herë të parë ka treguar se është në gjendje të vetësakrifikohet, vetëm që ata të jenë mirë dhe të mos u mungojë asgjë…dhe disa lot i rrodhën në faqe.

“Kam sakrifikuar veten për mamin dhe babin, për motrat dhe vëllain tim. Jam duke sakrifikoj veten dhe do të sakrifikoj deri në fund të jetës për ta, edhe kur të gjejë burrë sepse veç dashni më kanë dhënë. Nuk e di a do jem në gjendje t’ua shpërblejë”, tha Fifi.

Ndërsa pyetjes nëse është në një marrëdhënie apo jo, Fifi u përgjigj pa asnjë hezitim: Jo… është në kërkim.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF