KreuCelebrity

Humbi gjysmën e fansave se ofendoi Trump, Eminem: Nuk pendohem

Shumë aktorë e këngëtarë të famshëm kanë dal hapur, duke shprehur me zë të lartë mospëlqimet ndaj presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Por një nga zërat më kritik të tij është këngëtari Eminem. Ai jo vetëm që tregon se është kundër politikëve të Trump, por nuk e ka pasur aspak problem ta ofendojë atë në tekstet e këngëve të tij.

Këto qëndrime të tij kanë ndikuar edhe tek fansat, duke bërë që të humbasë një numër të konsiderueshëm të tyre, por pavarësisht kësaj, Eminem shprehet se nuk është penduar aspak. Në një intervistë për Billboard, ai tha se edhe nëse do ti kushtonte humbjen e pjesës tjetër të fansave, nuk do të ndalonte së shprehuri mendimin e tij.

“Në fund të ditës, edhe nëse do të humbisja gjysmën e fansave atëherë le të jetë kështu, sepse unë ndjej se kam ngritur një gjë për të cilën kam pasur të drejtë. Nuk shoh asnjë person që mund t’i përkasi klasës së mesme, i cili lodhet çdo ditë dhe paguan të gjitha taksat dhe detyrimet e tjera, që mendon se miliarderi mund ta ndihmojë”, ka thënë Eminem.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF