Kjo balerinë me famë ndërkombëtare do të jetë pjesë e jurisë në ‘Virtouzët’!

Një nga programet që pritet të nisë me ardhjen e shkurtit në Klan është ‘Virtuozët’, që ndër të tjera sjell më pranë publikut sopranon Inva Mula, nëpërmjet angazhimit në këtë format. Dedikur fëmijëve e të rinjve të apasionuar pas muzikës apo baletit klasik, talentet që do të garojnë mbeten për t’u zbuluar së shpejti.

Një nga anëtarët e jurisë mësohet zyrtarisht të jetë Anbeta Toromani, balerina shqiptare e njohur edhe jashtë kufijve. Toromani u bë e njohur për publikun italian, dhe jo vetëm, nëpërmjet pjesëmarrjes në ‘Amici’. Tashmë, balerinën do ta shohim si një nga gjykueset në panelin e ‘Virtuozët’, që pritet të sjellë plot emra të tjerë të njohur të artit.

Ndryshe nga çdo herë tjetër, ky format do të zbulojë një anë tjetër të talenteve të rinj shqiptarë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *