Në këtë foto mund ta dalloni shumë qartë barkun e rrumbullakosur të Kylie Jenner 0 1521

Është zhdukur nga rrjetet sociale, por jo nga vëmendja e njerëzve.

Më e vogla e familjes Kardashian/ Jenner, Kylie është shtatzënë, po ndryshe nga motrat e saj ka zgjedhur që të mos e konfimojë kurrë një lajm të tillë, gjë e cila ka inatosur fansat, por edhe ka dhënë efektin e kundërt që ajo ka pritur: tashmë të gjithë sytë janë drejtuar tek ajo, se si duket Kylie me barkun e rrumbullakosur.

Për pak kohë u përfol se ylli i reality Show është nëna surrogate e Kim Kardashian, por kjo gjë u hodh poshtë menjëherë pas ardhjes në jetë të Chikago-s. TMZ na sjell një foto të Kylies, shkrepur ditëve të fundit, ku mund të dallojmë lehtësisht barkun e rrumbullakosur. Pranë saj, është mikja e ngushtë Jordyn Woods dhe mami, Kris Jenner. Duket se ato kanë shkuar për të parë punimet e një shtëpie, e cila me siguri duhet t’i përkasë Kyliet.

Burimet janë shprehur se Kylie nuk po e përjeton shumë mirë shtatzëninë. Ajo është e frikësuar, pasi nuk e ndien ende veten gati për t’u bërë nënë por edhe ndryshimet që ka pësuar trupi i saj, për këtë asye, Kris dhe Jordyn nuk ndahen nga ajo për asnjë moment.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *