KreuCelebrity

Revista prestigjoze e ekzagjëron me photoshopin, bën aktoren e njohur me tre këmbë

Një kopertinë aspak si të tjerat. Vanity Fair’s 2018 Hollywood Issue ka publikuar ditën e djeshme numrin e radhës të revistës, në kopertinën  e së cilës shkëlqejnë aktorët Oprah Winfrey, Nicole Kidman, Tom Hanks, Zendaya, Michael B. Jordan, Jessica Chastain, Claire Foy, Michael Shannon, Harrison Ford Gadot dhe Robert De Niro.

Kur themi “aspak si të tjerat”, nuk bëhet fjalë vetëm se janë bërë bashkë aktorët më të mirë të momentit, por sepse ka zbuluar edhe lajmin më të habitshëm të të gjithë kohërave: Reese Witherspoon ka tre këmbë.

Në pamje të parë duk se gjithçka është perfekte, kombinimi i ngjyrave, pozimi i aktorëve, por një sy më i vëmendshëm, që shkon përtej tyre, mundi të vinte re me lehtësi se aktorja e ‘Big Little Lies’ ka tre këmbë.

Ishin fansat syshqiponjë që vunë re këtë “anormali” në kopetrinën e Vanity Fair’s…

“Po përpiqem të kuptoj se sa këmbë ka Reese Witherspoon këtu…më ka shqetësuar këto 5 minuta”, shkruan një fans në Twitter.

Të jetë e qëllimshme vallë për të marrë më shumë vëmendje, apo ka qenë shumë amatoreskt në përdorimin e photoshopit fotografi? Ju si mendoni?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF