E kishim kuptuar që Joni është romantik, por këtë të fundit nuk e prisnim!

Që kur shpallën fejesën e tyre, Jon Gjebrea dhe Merlin janë në qendër të vëmendjes. Portalet folën për ditë me radhë për ceremoninë e organizuar, për unazën e Merlin, për urimet e shumta që ata morën e për gjithçka tjetër që kishte lidhje me ata të dy. E me sa duket interesi për ta është ende i madh.

Pasi Merlin na tregoi para disa ditësh se ishte një nuse “për shtëpi” si ç i themi ne, duke gatuar atë tavën e shijshme me speca të mbushur, tani është radhe e Jonit të tregojë se sa e vlerëson ai të fejuarën e tij. Sigurisht jemi të bindur që Merlin nuk ankohet nga ky aspekt, por surpriza e fundit e Jonit ka lënë jo vetëm atë me “gojë hapur”, por edhe ne.

E gjeni dot se çfarë ka bërë? Epo ka rezervuar një natë romantike, vetëm për ata të dy në të gjithë restorantin. Këtë e ka bërë të ditur Merlin, duke e ndarë emocionin e saj me ndjekësit në Instagram. Sa me fat Merlin!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *