KreuCelebrity

Ronela shfaqet si asnjëherë më parë, kështu nuk e kishim parë kurrë!

Këngëtaren Ronela Hajatin jemi mësuar ta shohim gjithmonë të kuruar e në formë, por sigurisht që kjo nuk do të zgjaste përgjithmonë. Më në fund edhe ajo, sikurse edhe shumë personazhe të tjerë, ka vendosur t’i tregojë fansave pamjen e saj natyrale, teksa u shfaq pa as edhe një pikë tualeti.

Ronela ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një foto ku duket shumë ndryshe nga herët e tjera. Zakonisht mesi i natës na gjen në krevat duke fjetur, por me sa duket kjo nuk i ndodh një kënëgtarje. Ronela, e veshur me tuta, shihet duke rregulluar flokët. Me sa duket as që bëhet fjalë për gjumë dhe këtë ajo e pranon edhe vetë, ndërsa shkruan mbi foto: Kur do të flesh, por duhet të këndosh”.

Epo e rëndësishme është që ajo nuk e ka aspak kompleks të fotografohet pa make up. Këngëtarja ka publikuar disa projekte gjatë kësaj kohe, ndërsa më i fundit është një bashkëpunim me këngëtarin Young Zerka.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF