KreuFashion

Keni lëkurë të thatë? Maska që duhet të bëni për fytyrën në këto ditë të ftohta dimri

Keni lëkurë të thatë?

Ju kuptojmë shumë mirë se sa e vështirë është, aq më tepër në këto ditë të ftohta të dimrit. Për këtë arsye ne kemi vendosur që t’ju sjellim një maskë për këtë tip lëkurë që mund ta bëni fare thjeshtë në kushte shtëpie. Ju nevojitet pak mjaltë, një e verdhë veze dhe pak vaj ulliri.


Përzijini këto përbërës në një tas të vogël dhe masën e krijuar vendoseni në fytyrë. Lëreni për rreth 20-30 minuta dhe më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët.

Për rezultate, ju këshillojmë që ta aplikoni këtë maskë një herë në javë.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF