KreuCelebrity

Çerek shekulli karrierë, Bojken Lako: Në maj ‘takohemi’ në koncertin tim recital

Në vitin 1993 atëherë kur të bërit muzikë nuk ishte aq e thjeshtë si në ditët e sotme, Bojken Lako jo vetëm ia doli, por lëvroi në një zhaner që vite më parë ishte i ndaluar të dëgjoje: muzikën rock. Në fillim të gjithë e njihnin si djali i Bujar Lakos, aktorit të madh shqiptar, por nuk u deshën shumë kohë që Bojken të shndërrohej në një figurë të rëndësishme të muzikës në Shqipëri dhe të njihej thjesht si ‘Bojken këngëtari’.

Mëngjesin e sotëm, ai ka dhënë një lajm shumë të mirë për fansat e tij dhe për këdo që dëshiron të dëgjojë muzikë të mirë. Në muajin maj të këtij vitit ai do të mbajë një koncert recital për të festuar 25 vjetorin e karrierës në të cilën do të luajë hitet e tij ndër vite si “Asgjë e largët” , “Harmoni në Sky” “Shtëpi e sëmurë”, “Bio”.

I ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Wake Up’, Bojken ka treguar se do të jetë një përmbledhje me këngët e tij më të mira, të cilat do të vijnë të riorkestruara, të shoqëruara me një formacion të vogël.

“Do bëj një koncert recital. Në maj të vitit 1993 unë kam bërë koncertin e parë dhe tani në 25 vite karrierë do mbledh këngët e mia më të mira ndër vite. Do të vijnë të riorkestruara, të shoqëruara me një formacion të vogël”, u shpreh ai.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF