KreuCelebrity

Komentuesit i quajnë “të shtirur”, Xhensila u kthen një përgjigje që kanë për ta mbajtur mend!

Xhensila dhe Bes Kallaku kanë bërë një gjest për t’u përshëndetur, teksa u bashkuan me “Fundjavë Ndryshe”, për t’i ardhur disi në ndihmë një familje të varfër. U shpërndanë foto të shumta të tyre, ku sigurisht pamjet ishin prekse. Fotot gjithsesi nuk janë shpërndarë nga Besi dhe Xhensila, por nga “Fundjavë Ndryshë”.

Por edhe pse një gjest humanitarë e bujar nga dyshja, komentet kanë qenë shumë negative, ku çifti akuzoheshin si të “shtirur”. E sigurisht që Xhensila nuk mund të rrinte indiferente ndaj komenteve të tilla, ndërsa u ka dhënë të gjithëve një përgjigje sot.

“Një falenderim doja për të gjithë grupin e “Fundjavë Ndryshe”, të përkushtuar në misionin e tyre. Për të gjithë moralistët që rrinë pas cel apo Pc, që edhe tek lulja nuk shohin bukurinë por gjembat, prej tyre ne si çift nuk kemi publikuar rastet tona pasi vërtetë bamirësia është për sytë e Zotit, por nëse nuk solidarizohesh edhe ti, nëse zemra jote nuk sheh pikëllim në sytë e familjeve të tilla, të paktën mos shkruani që e bëjmë për tu dukur. Do doja shumë që edhe ju të bënit diçka. Sado e vogël të jetë!”, ka shkruar ajo në Instagram.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF