KreuBusull

Ndahet nga jeta multimiliarderi suedez, themeluesi i IKEA

Biznesmeni i spikatur me një të kaluar mjaft të diskutueshme, multimiliarderi suedez, Ingvar Kamprad themeluesi i numrit një në botë i mobiljeve Ikea, vdiq në moshën 91 vjeç, njoftoi dje dega suedeze e grupit në platformën Twitter.

Perandoria e tij aktualisht ka të punësuar rreth 190 000 persona në botë dhe ka një xhiro vjetore prej 38 miliardë euro. Ingvar Kamprad ndërroi jetë qetësisht në shtëpinë e tij në Smaland (jug të vendit). Ai lindi në 1926 në Smaland, aty ku themeloi Ikean që në moshën 17 vjeç.

”Ishte një biznesmen i veçantë me shumë peshë në ekonominë suedeze”, u shpreh kryeministri suedez, Stefan Löfvén i intervistuar nga agjencia suedeze TT.

Djali i një bujku, Kamprad u rendit në mesin e më të pasurve të globit duke propozuar mobilje origjinale të gatshme për montim dhe aspak të shtrenjta. Ai jetoi në Zvicër mes viteve 1977 dhe 2014, pas daljes në pension disa vite më parë, duke i lënë drejtimin tre djemve të tij

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF