Brenda shtëpisë së Beckham, ja luksi që ofrojnë 35 milionë euro 0 490

Ai është një nga ish- futbollistët më të  njohur si dhe shpesh herë është quajtur një nga meshkujt më me stil në botë,ndërkohë bashkëshortja e tij është një nga ikonat e modës, ku shpesh herë shfaqet në tapetin e pasarelave me koleksione ekskluzive.

Victoria Beckham është gjithashtu shumë aktive në rrjetet sociale dhe këtë herë bukuroshja ka treguar nëpërmjet videove të ndryshme të postuara në instagram shtëpinë e çiftit në Londër, një banesë e cila kushton 35 milionë euro.

Në videot e publikuara nga Victoria duket mjaft qartë luksi në të cilin jeton ajo dhe bashkëshorti i saj së bashku me katër fëmijët e tyre, harper, Romo, Cruz dhe Brooklyn. Duket se vet Victoria është kujdesur për modelimin e banesës e cila duhet thënë që të lë vërtet me gojën hapur.

Gjithashtu në videot e postuara duket se çifti edhe pse kanë angazhime të shumta për karrierën e tyre, gjithmonë gjen kohë për fëmijët e tyre. Përveç Victoria të cilën e kemi parë shpesh herë të kalojë kohë me fëmijët e saj këtë herë në videot e publikuara duket edhe Beckham i cili është duke gatuar për ta.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *