KreuArt

Eminem vjen në Europë, ja ku zhvillohen koncertet

Ai është një nga emrat më të njohur të muzikës në të gjithë botën, duke u konsideruar si një nga ikonat e rrepit. Fansat e tij janë të shumtë, ndërkohë që vështirë se ekziston  një person në glob i cili nuk ka dëgjuar ndonjëherë një këngë të tij.

Tashmë për të gjithë fansat në kontinentin e vjetër të këngëtarit, vjen një lajm i mirë. Ka qennëë vet Eminem i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do të zhvillojë një tur koncertesh në Europë.

Ai do të mbajë koncerte në  Norvegji, Suedi, Mbretërinë e Bashkuar, Zvicër dhe gjithashtu në Itali, ku edhe fansat shqiptar të këngëtarit mund të shkojnë. Ky turne vjen pas një kohe të gjatë që këngëtari nuk kishte mbajtur një koncert në Europë.

Turneu vjen pas hedhjes në treg të albumit të tij të ri, “ Revival, i cili është duke arritur sukses në të gjithë botën. Ende nuk dihet se sa është ccmimi i biletave, por kjo gjë do të bëhet publike së shpejti.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF