KreuStil Jetese

Humori i mirë? Mjafton të dëgjoni muzikë e të kërceni!

Është pikërisht kështu: kushedi sa herë na ka ndodhur të dëgjojmë një këngë në radio dhe papritmas ndjehemi plot energji., në fund të fundit, muzika ka nëj ndikim të fortë e të rëndësishëm në mendjen tonë, duke arritur nivelet e thella të pavetëdijes. Kjo është arsyeja pse kur dëgjojmë një këngë, ne shpesh e shoqërojmë atë me një histori tonën në mendje, me diçka që e kemi jetuar, kujtime që dukeshin të varrosura në mjegullën e kohës, të cilat ringjallen nga muzikanë kujtesën tonë sikur të kishin ndodhur dje. E pikërisht për këtë duhet ta përballojëm ditën me nivelin e duhur të energjive.

Lidhja e ngushtë midis muzikës dhe humorit të mirë është vërtetuar shkencërisht. Një ekip hulumtuesish nga Universiteti i Karolinës së Veriut, në Shtetet e Bashkuara, përfshiu vullnetarë të cilët iu nënshtruan rezonancës magnetike gjatë dëgjimit të muzikës të llojeve të ndryshme. Rezultati? Dëgjimi i këngës së preferuar gjeneron një përgjigje pozitive nga truri, kështu që muzika dhe vallëzimi janë një terapi e vërtetë e humorit.

Dëgjimi i këngëve jo vetëm që na mbanë në shoqëri të mirë dhe na bën të ndihemi të lumtur, por gjithashtu nxit kujtesën. Përsëritni fjalët, këndoni me zë të lartë me këngëtarin tonë të preferuar ndërsa udhëtoni përgjatë një rruge ku, trafiku do t’i bënte edhe shenjtorët të humbisnin qetësinë e tyre, do të t’ju bëjë të ndiheni të qetë dhe do t’ju ndihmojë të praktikoni qarqet nervore

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF