KreuArt

Klipi seksi i ‘Fifty Shades Freed’, që do t’ju bëjë të mos e humbisni premierën!

Data 9 shkurt shënon premierën botërore të ‘Fifty Shades Freed’, pjesa e fundit e triologjisë ‘Fifty Shades’. Siç dhe mund të dihet tashmë, skenat erotike do të jenë mbizotërueset, ashtu sikurse do të ketë një ndërthurje mes dramës dhe romancës. Trailerin e kemi parë vitin që lamë pas, por një ndër klipet më të fundit të publikuara tërheq jo pak vëmendje.

Edhe pse vetëm pesëdhjetë sekonda, video tregon pak nga një nga skenat erotike në film. Një takim i rastësishëm i Grey dhe Anastasia në mes të natë në kuzhinë, teksa kjo e fundit gjendet sipër tryezës me një enë me akullore në duar. Nuk është e nevojshme të themi se akullorja bëhet protagoniste e skenës, ndërsa klipi tregon shumë pak detaje, por mjaftueshëm për të nxitur kuriozitetin.

Mesa duket, ‘Fifty Shades Freed’ do të ketë shumëçka për të na sjellë, ndërsa është menduar dhe si një dhuratë për fansat në ditën e Shën Valentinit. Më poshtë do të shihni videon e plotë.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF