KreuCelebrity

Para fejesës me princin, Meghan kishte ndërmend të hapte një kompani, por mos qeshni kur ta mësoni

Për diçka biem të gjithë dakord: Meghan Markle po rijeton përrallën e Hirushes. Por përpara se ajo të fejohej me princ Harry-in, Meghan ka bërë një jetë shumë aktive. Përveç filmave dhe rrugëtimit të saj në Hollywood, 36-vjeçarja kishte në plan që të ndërtote një kompani lëpirësesh, ëmbëlsirash në tërësi.

Sipas TMZ, në vitin 2012 Meghan dhe një mik i saj kanë depozituar shkresat për themelimin e një kompanie që do të mbante emrin “Lali”. Misioni i tyre: të shisnin lëpirëse. Duket diçka shumë e bukur dhe e ëmbël, por pas dy vitesh, ato braktisën planin e tyre, kjo edhe për shkak të angazhimit të Meghan në serialin ‘Suits’.

Mendojmë që Meghan nuk duhet të heq dorë nga kjo “ëndërr” tashmë që është bërë e fejuara e një princi.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF