Për pak e godet taksia, këngëtarja shqiptare tregon tmerrin! 0 310

Një ngjarje jo vetëm e pakëndshme, por mbi të gjitha e frikshme i ka ndodhur këngëtares me origjinë shqiptare, Bebe Rexhës. Ajo ka treguar se një taksist gati e ka goditur atë me paramendim, teksa ishte në një aeroport.

Ngjarja ka ndodhur menjëherë pas pjesmarrjes së këngëtares në çmimet Grammy, ndërsa Bebe e ka ndarë këtë moment të frikshëm me ndjesit e saj në Instagram.

“Thuajse u përpalsa nga një taksist sot në aeroport, teksa kaloja në rrugën e këmbësorëve. Po shikoja që  të sigurohesha që nuk po vinin makina drejt meje dhe ai u bë i paduruar dhe erdhi vetëm një hap larg meje me qëllim. Kështu mora çantën time YSL dhe e godita makinën e tij. Isha kaq e trembur dhe e inatosur. Por duhet të bëj kujdes me nervat”, ka shkruar këngëtarja.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *