“The Sun” shkrim për Eugent Bushpepën, ja se çfarë shkruan prestigjozja për Shqipërinë në Eurovizion! 0 662

Eurovizioni tashmë ka filluar të bëjë bujë në media, edhe pse do ende disa muaj që të fillojë gara mes vendeve europiane. “The Sun” i ka kushtuar një artikull Shqipërisë dhe Eugent Bushpepaj në veçanti, për të bërë një përmbledhje të asaj çka pritet të shohim në skenën së shpejti.

Prestigjozja ka përshkruar shkurtimisht jetën personale, e sidomos karrierën e Bushpepaj, duke theksuar se Shqipëria i ka varur shpresat tek artisti në këtë edicion Eurovizioni. Edhe pse në pak rreshta, detajet mbi projektet e këngëtarit dhe eksperiencën e tij në skenë kanë ‘justifikuar’ vendimin e jurisë së Festivalit të 56, për shpalljen e Eugentit si fitues të këtij kompeticioni të rëndësishëm.

Ndër të tjera, është theksuar edhe performanca me Ron Thal, legjendën e Guns’n’Roses, ashtu sikurse është vënë në dukje se pavarësisht të një numri të konsideruar këngësh ndër vite, Bushpepa ende nuk ka realizuar një album. Shresojmë që ky shkrim të shërbejë si një ogur i mbarë për suksesin e Eugentit në këtë Eurovizion!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *