KreuBordo Men

Syzet më të mira për çdo sezon

Syzet janë një nga asksesorët kryesorë të për stilin e ccdo njeriut. Por shpesh herë, zgjedhja e tyre bëhet në mënyrë të gabuar, ku shumë prej nesh zgjedhin vetë duke i pëlqyer ato nga forma e tyre dhe jo duke parë nëse na shkojnë apo jo.

Gjatë zgjedhjes së syzeve duket patur kujdes që ato të na shkojnë me formën tonë trupore, ku ajo e kokës është një nga më të rëndësishme. Nuk është e thënë që një lloj syzeje ti shkojë kujtdo.

Gjithashtu gjatë zgjedhjes së syzeve është e rëndësishme që të mbani parasysh edhe ngjyrat që ka garderoba juaj, pasi ngjyra e skeletit të syzeve mund të tërheqi shumë vëmendje nëse nuk është në harmoni me ato të rrobave tuaja.

Dhe e fundit por jo më pak e rëndësishmja, sigurohuni që syzet që do të bleni të jenë të përshtatshme për tu veshur gjatë ccdo stine, pasi janë një aksesor i kushtueshëm dhe shpesh herë nuk e kemi luksin që të zotërojmë dy ose tre palë.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF