KreuCelebrity

Të jesh shtëpiake është e mërzitshme? Jo nëse e jeton si Angela Martini

Është folur kaq shumë për Angela Martinin dhe bëmat e pafundme të saj, saqë duket sikur tashmë asnjë veprim i saj nuk na bën më përshtypje, por modelja e ka gjithmonë një mënyrë për të na tërhequr vëmendjen. Ajo na solli para pak kohësh një model ndryshe dasme e fustani nuseje, ndërsa tani na sjellë një model të ri shtëpiakeje.

Angela sapo na ka treguar se të jesh shtëpiake nuk do të thotë aspak një jetë e mërzitshme, por krejt e kundërta. Modelja ka postuar një foto mjaft seksi në Instagram, krah së cilës shkruan:  “Jam thjesht një shtëpiake që pret burrin e saj të flasë për alienët, zotat, TM etj… e keni parasysh, gjërat e zakonshme”.

Ajo u martua në dhjetor me Dragos Savulsecu. Një dasmë e papritur e cila na surprizoi të gjithëve, ndërsa Angela sigurisht nuk ishte një nuse e zakonshme. E që nga a i moment duket se çdo gjë ka qenë si një përralë për modelen, e cila menjëher pas martesës, u nis së bashku me partnerin e saj në disa pushime ëndrrash.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF