KreuCelebrity

A janë të afërta me njëra-tjetrën? Ja se çfarë thotë Nora Istrefi për kunatën e saj Tunën

Tashmë prej vitesh ato janë pjesë e skenës së muzikës shqiptare, por pavarësisht kësaj, kurrë nuk kemi parë një marrëdhënie të afërt  mes Nora Istrefit dhe Tunës. Pasi Tuna u martua me Patrisin dhe këngëtaret bukuroshe u bënë kunata, ndoshta prisnim një afri m mes tyre, por sërish nuk pamë gjë. E veç kësaj, disa media folën se raportet mes tyre ishin prishur.

E ftuar në “Express roz”, Nora ka folur për herë të parë për marrëdhënien e saj me Tunën. “Tuna është shumë e mirë, një këngëtare me shumë vlera. Dhe gruaja e Patrisit, vëllait të Robertit”, ka thënë ajo. Me sa duket thashethemet mbi prishjen e raporteve mes tyre nuk paskan qenë të vërteta dhe duket se ato mbajnë thjesht një marrëdhënie korrekte mes tyre.

Këngëtarja Nora Istrefi është martuar prej kohësh tashmë me Robert Berishën dhe janë edhe prindër të një vajzë të quajtur Rene. Sa i përket muzikës, këngëtarja paralajmëroi rikthimin e saj ë shpejti, por nuk dha detaje rreth projekteve të saj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF