KreuCelebrity

Bebe Rexha ushtrohet si e ‘çmendur’ në paletër, por dikush tjetër filmon të pasmet e saj

Kemi folur shpesh herë për tendencat e fundit të flokëve, të fustaneve, xhinseve, thonjëve, por duket se me kalimin e viteve ndryshon edhe ajo çfarë ne konceptojmë një femër me trupin e bukur.

Pak kohë më parë, një vajzë me trupin e Bebe Rexhës do të konsiderohej e shëndoshë dhe të bindur që do të mbante dieta pafund për t’u dobësuar, pasi në modë ishte pikërisht trupi i hollë, si një modele.

Sot nuk mund të themi të njëjtën gjë. Të pasme të mëdha, bel shumë i hollë, jo shumë e gjatë…këto janë tre karakteristikat e asaj çfarë mund të quhet sot trup perfekt. Fenomeni Kim Kardashian ka ndikuar edhe në këtë aspak.  Disa vajza u janë nënshtruar operacioneve plastike, e ndërsa disa të tjerë janë të “bekuar” nga natyra, mjafton pak palestër.

Bebe Rexha, këngëtarja shqiptare e njohur tashmë ndërkombëtarisht, bën pjesë në grupin e dytë. Ajo e ka treguar herë pas here nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale që bën shumë orë palestër në ditë…rasti më i fundit ishte ky.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF