KreuBusull

Bisturi ose jo, këto janë bukuroshet shqiptare që ‘dallohen’ për të pasmet e mëdha

Fenomeni “Kim Kardashian” ka pushtuar botën. Na pëlqen ose jo, çdo gjë që Kim vesh, çdo model flokësh, trendet e make up-it, madje edhe ngjyra e thonjëve “kopjohet” me shpejtësinë e dritës nga mijëra vajza në mbarë globin. Madje ndikimi i saj ka arritur deri në atë pikë, sa shumë vajza kryejnë ndërhyrje plastike për të pasur një hundë, buzë, mollëza, por edhe të pasmet si ajo.

Le të ndalemi pak te kjo e fundit. Duket se ajo çfarë konsiderohet sot si një turp perfekt ka ndryshuar. Sot që të “fitosh” këtë titull duhet të kesh bel shumë të hollë, të pasme të mëdha, këmbë të holla. Në Shqipëri, sa i përket botës së televizionit, janë jo pak vajza, trupat e së cilave gëzojnë këto karakteristika. Me ndërhyrje kirurgjikale ose jo, nuk dimë ta themi me siguri, por po ua lëmë juve në dorë. Më poshtë do të sjellim listën e plotë.

PS. Nuk vëmë aspak në diskutim inteligjencën e vajzave, thjesht jemi bazuar në një kriter fizik i cili i “diferencon” paksa nga bukuroshet e tjera të ekranit.

Luana Vjollca.

Moderatorja më seksi në Shqipëri. Të pasmet e Luanës janë komentuar shpesh herë që janë rezultat i bisturisë, por kjo gjë është mohuar nga bukuroshja, sipas së cilës janë thjesht kg e shumtë që ajo ka marrë kohët e fundit. Luana e ka pranuar që frymëzohet nga Kim në stil dhe këtë e shohim në pothuajse çdo dalje të saj TV, megjithatë duket se frymëzimi ka kaluar përtej stitlit të të veshurit.

Aurela Hoxha

Askush nuk e di profesionin e saj të saktë. Nuk dimë si ta quajmë modele, moderatore, fashion blogere, megjithatë, Aurela Hoxha është spikatur për format perfekte trupore: bel i hollë dhe të pasme të mëdha. Shpesh është akuzuar se ka hequr brinjë për të pasur belin më të hollë, por kjo është mohuar kategorikisht nga ajo, sipas së cilës është thjesht palestër.

Rashel Kolaneci

Nëse do e shinim në fotot e saj, do e kishim shumë të vështirë për t’i gjetur moshën që ka, pasi trupi dhe mënyra e saj e trukimit, nuk na ndihmojnë aspak. Na është prezantuar për herë të parë parë si velinë në emisionin ‘Xing me Ermalin’, por Rasheli tërhoqi më tepër vëmendje me format e saj trupore bombastike.

Ilda Bejleri

Operacion plastik ose jo, nuk e dimë, por pjesë e kësaj liste është edhe Ilda Bejleri. Moderatorja bukuroshe e Digital e cila ka guxuar shumë në ekran, me “zhveshje” apo skena erotike në reklama.

Bebe Rexha

E ka pranuar që e ka shumë të vështirë që të gjejë veshje të përshtatshme për shkak të të pasmeve të saj. Madje Bebe Rexha, në ceremoninë e Grammys Awards, u shpreh se fustani  ‘La Perla Lingerie’ ishte destinuar për Sofja Vergara, por ia “ndryshoi” mendjen stilistit për t’ia dhënë asaj. “Ishte përgatitur për Sofia Vergara, por i thashë stilistit tim: më mirë ta vesh unë sepse asgjë nuk më bën për shkak të të pasmeve të mëdha. Ky ishte i vetmi që më përshtatej dhe unë jam shumë e lumtur”, u shpreh ajo. Në shumë foto të këngëtares shqiptare fokusi është tek të pasmet e saj… për të mos thënë në pjesën më të madhe të tyre.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF