KreuCelebrity

Ishte provokim…Michelle zbulon çfarë i dhuroi Melania në ditën e përurimit të presidentit

E mbani mend ditën e përurimit të presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump? Sigurisht që po. Nuk do të ndalemi tek mënyra se si Trump trajtoi bashkëshorten e tij Melanian, por tek dhurata që kjo e fundit i bëri Zonjës së Parë në detyrë, Michelle Obama. Nuk ishte diçka e parashikuar në protokoll, për këtë arsye Michelle tregoi se u bë shumë rrëmujë, pasi nuk dinin se ku mund ta linin atë, por si gjithmonë Obama e gjeti zgjidhjen.

“Ka një protokoll. Dua të them që kjo ishe një vizitë shtetërore dhe gjithçka është e paracaktuar se çfarë do të ndodh. Ke njerëz aty pranë që të thonë “duhet të bësh këtë, qëndro këto”…kurrë më parë nuk ishte dhuruar një dhuratë dhe unë isha kështu “okay, çfarë supozohet që të bëjë tani me këtë”. Askush nuk po vinte që të merrte dhuratën dhe thashte pastaj që ‘okay le të dalë kështu në fotografi”, por pastaj erdhi Obama dhe më shpëtoi”, tregoi Michelle gjatë intervistës me Ellen DeGeneres.

Për të gjithë ju që ishit kureshtarë se çfarë kishte kutia brenda, na lejoni t’jua tregojmë: ishte një kornizë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF